Ballina Bota

GREQI – Regjistrohet rasti i parë i lisë së majmunit

ATHINË, 9 qershor /ATSH-ANA/ – Greqia regjistroi rastin e parë të virusit të lisë së majmunit, tha Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në një deklaratë.

”Pacienti, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt Portugalisë, është në gjendje të qëndrueshme në spital”, sipas EODY.

Mostrat u dërguan në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të universitetit ”Aristotel” të Selanikut (AUTH) për të konfirmuar se ”gjenomet i përkasin virusit të lisë së majmunit”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKur kriza ”të thotë” mos e ftoh zyrën nën 26 gradë Celsius!
Artikulli tjetërRama: Shkurtin e ardhshëm fillon puna për urën mbi lumin Bunë