Ballina Bota

FOKUS – OECD ul parashikimin e PBB-së botërore në tre për qind

PARIS, 9 qershor /ATSH-AA/ – Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi se ka ulur parashikimet e saj të rritjes ekonomike globale nga 4,46 për qind në tre për qind për këtë vit.

”Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe masat e bllokimit të Kinës kanë dëmtuar rimëkëmbjen”, thuhet në raportin e OECD-së.

”Para luftës, ekonomia botërore ishte në rrugën e duhur për një rikuperim të fortë, megjithëse të pabarabartë, nga COVID-19”, theksohet në raport.

Parashikimi i raportit për vitin 2023 ishte 2,8 për qind për rritjen ekonomike globale.

Sa i përket inflacionit, raporti thekson se “lufta në Ukrainë ka shuar shpresat për një fund të shpejtë të inflacionit në rritje nga pengesat e furnizimit të lidhura me COVID-19 që shihen në të gjithë ekonominë globale gjatë vitit 2021 dhe fillimit të 2022”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti
Artikulli tjetërAMA dhe KPM, takime në Federal Communication Commission