Ballina Aktualitet

Policia çeke dekoron 3 zyrtarë të lartë policorë, vlerëson kontributin e ish-kryepolicit Ardi Veliu

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Policia çeke ka dekoruar me Medaljen e Argjendtë, 3 zyrtarë të policisë shqiptare, ish-kryepolicin Ardi Veliu, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, aktualisht specialist në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ambasadës çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive.

“Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy Policive, z. Ardi Veliu, z. Edmond Rizait dhe z. Erion Ahmetit”, shkruan Ambasada çeke në Twitter.

Ditët e fundit në Shqipëri po qëndron një delegacion i zgjeruar i Policisë Rrugore të Çekisë, që po përcjell përvojën e tyre në disa qarqe.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Kurbin, plan masash për pelegrinazhin në Kishën e Shën Ndout
Artikulli tjetër“Quo Vadis, Aida?” vlerësohet me Çmimin Evropian të Filmit të Audiencës LUX 2022