TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Bashkia e Kurbinit do të zbatojë një plan masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në kishën e Shën Ndout që mbahen në datat 12 dhe 13 qershor.
Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara zhvilloi sot një takim me drejtorin i Policisë së qarkut Lezhë, Vehbi Bushati, si dhe me drejtues të tjerë të institucioneve vendore për të bashkërenduar planin e masave për mbarëvajtjen e pelegrinazhit.
“Kërkohet angazhim i shtuar i të gjitha strukturave, me qëllim që këto ditë feste gjatë të cilave priten të vijnë mijëra pelegrinë, të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pa asnjë incident”, tha kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Cara.
Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shën Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 marsit dhe kulmojnë më 13 qershor.
Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha e Shën Ndout.
/r.e/























