Ballina Aktualitet

MPJ e Greqisë uron Begajn: Presim bashkëpunim të ngushtë për promovim të sigurisë e stabilitetit rajonal

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Ministria e Jashtme e Greqisë uroi sot Bajram Begajn për zgjedhjen si Presidenti i ri i Republikës.

Në urimin e publikuar në rrjetet sociale thuhet se Greqia pret bashkëpunim të ngushtë drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve a dypalëshe dhe promovimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Greqia i shpreh urimet e saj të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë. Ne presim bashkëpunim të ngushtë drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe promovimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thekson MPJ e Greqisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhja e Begajt si President, Ambasada e SHBA-së: Forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona
Artikulli tjetërFestivali “Pizza Village” ndalet për herë të parë në Tiranë