Ballina Flash

I dyshuari për linë e majmunit në izolim, mostra do dërgohet në Holandë

PRISHTINË, 4 qershor /ATSH/ Pasditen e djeshme një 69-vjeçar nga komuna e Dragashit ka kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK me simptoma të lisë së majmunit. I njëjti është hospitalizuar në Infektivë dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e pacientit është stabël ndërsa po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njoftojnë qytetarët, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabël.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten prodhimet bujqësore në serra në fushën e Myzeqesë
Artikulli tjetërFlamur Noka zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PD-së