Ballina Flash

Gjashtë raste të reja me COVID në Kosovë

PRISHTINË, 4 qershor/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 441 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190. Në total numri i rasteve aktive është 57.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës. Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestivali i Këngës Tradicionale për Fëmijë, Margariti: E ardhmja është në origjinë
Artikulli tjetërAtletja Luiza Gega fituese e garës në Mançester