Ballina Flash

Pesë raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 2 qershor /ATSH/ Në 24-orëshin e fundit janë shënuar pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 170.

Në total numri i rasteve aktive është 59.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMSTERDAM – Holanda dhe Gjermania miratojnë prodhimin e gazit në Detin e Veriut
Artikulli tjetërPogba largohet nga ”Manchester United”