Ballina Bota

AMSTERDAM – Holanda dhe Gjermania miratojnë prodhimin e gazit në Detin e Veriut

AMSTERDAM, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Holanda ka miratuar prodhimin e përbashkët me Gjermaninë të gazit natyror në Detin e Veriut, që pritet të jetë funksional në vitin 2024.

”Sekretari holandez i Shtetit për Industritë Nxjerrëse, Hans Vijlbrief ka dhënë lejet e nevojshme”, tha Ministria holandeze e Çështjeve Ekonomike.

”Pas vonesave, landi gjerman i Saksonisë së Poshtme po punon gjithashtu për të siguruar  autorizimin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha qeveria holandeze.

Pushtimi i Ukrainës nga Kremlini po e shtyn Evropën të reduktojë varësinë e saj nga furnizimet ruse duke nxitur përpjekjet e BE-së për të gjetur burime të reja energjie.

Megjithatë, projekti ka hasur në kundërshtimin e ambientalistëve, veçanërisht në ishujt fqinj të Borkumit, që i përkasin Gjermanisë, dhe Schiermonnikoog nga Holanda.

Ata kanë frikë se do të shkaktohen dëme në ekosistemin e mbrojtur të detit Wadden.

Ujërat e cekët karakterizohen nga fusha baticore dhe ligatinat të cilat janë një pikë e nxehtë biodiversiteti.

Një konsorcium holandez dëshiron të ndërtojë platformën e prodhimit pranë ishujve. Prej aty do të ndërtohet një gazsjellës përmes të cilit gazi do të nxirret në breg./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Slloveni, bashkëpunim për promovimin e risive në shkencë
Artikulli tjetërPesë raste të reja me COVID-19