Ballina Ekonomi

INSTAT dhe UNICEF, anketa për tregues të shumëfishtë

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ INSTAT dhe UNICEF në Shqipëri nënshkruan sot në Tiranë, Marrëveshjen e Bashkëpunimit mbi Anketën e Grupimit të Treguesve të Shumëfishtë (MICS).

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli dhe dr. Roberto De Bernardi, përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri.

Dhuli përmes një postimi në rrjetet sociale tha se, “kjo marrëveshje shpreh rolet dhe përgjegjësitë teknike për realizimin e suksesshëm të MICS-it në vitin 2024”.

Sipas saj, MICS-i 2024 do të gjenerojë të dhëna mbi mirëqenien e grave dhe fëmijëve, për të mundësuar vlerësimin e situatës së tyre, dhe gjurmimin e progresit të zbatimit të OZHQ-ve në Shqipëri.

“Përmbushja e këtij synimi është i mundur vetëm përmes mbështetjes së shumë institucioneve shtetërore dhe partnerëve”, u shpreh Dhuli.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës, Vrioni dhe Veseli: Luajmë vetëm për vendin e parë në grup
Artikulli tjetërBucci: Italia mbështet fuqishëm çeljen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë