Ballina Aktualitet

Peleshi: Anija amerikane mbërrin në portin e Durrësit

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG – 109), mbërriti dje në portin e Durrësit.

Anija do të qëndrojë në Shqipëri deri më 1 qershor. Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG – 109) ka 350 vetë personel ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh në një reagim se, kjo vizitë e rëndësishme në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA i shërben forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona.

“Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG – 109), me 350 personel ushtarak mbërriti dje në portin e Durrësit dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri më 1 qershor. Kjo vizitë e rëndësishme në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA i shërben forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale teksa publikoi edhe një video nga lundrimi i kësaj anijeje në ujërat e Shqipërisë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Trupat ruse hyjnë në Severodonetsk
Artikulli tjetërSHBA – Biden mbështet ndalimin e pronësisë së armëve sulmuese