Ballina Flash

Tirana shpallet kampione e Shqipërisë

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Tirana ngriti sot zyrtarisht lart trofeun e kampionit të Shqipërisë.

Kryeqytetasit të cilët e kishin siguruar titullin kampion matematikisht prej 3 javësh, u mposhtën në ndeshjen e sotme kundër Kukësit 2-3.

Por kjo nuk e ndali festën e tifozëve bardheblu në stadiumin “Selman Stermasi”, të cilët festuat titullin e 26 kampion për Tiranën.

Abissnet Superiore uli siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, është ai për Kukësin, i cili e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.

Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit.

Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Evropën, megjithatë ka ende një shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takimet e tjera.

Sa i përket zonës së ulët të renditjes, Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë, me Egnatian që do të përballet me Korabin në Play Out për të siguruar mbijetesën.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Lauterbach thirrje kundër homofobisë mes shpërthimit të lisë së majmunëve
Artikulli tjetërPërurohet teatri në natyrë për fëmijët te Liqeni