Ballina Bota

BERLIN – Lauterbach thirrje kundër homofobisë mes shpërthimit të lisë së majmunëve

BERLIN, 26 maj /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach ka bërë thirrje kundër stigmatizimit të meshkujve homoseksualë në lidhje me shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve.

“Duhet të parandalohet që personat që janë homoseksualë dhe bëjnë seks me burra të stigmatizohen. Është e rëndësishme të thuhet se ky virus mund të prekë këdo”, tha Lauterbach per ZDF.

Sipas Institutit gjerman për kontrollin e sëmundjeve “Robert Koch”, lija e majmunëve transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik. Ka pasur një rritje të dukshme të infeksioneve në mesin e burrave që kishin kontakte seksuale me burra të tjerë.

Më herët, Holger Wicht, një zëdhënës i shoqatës bamirëse gjermane për AIDS-in tha se termi “grup rreziku” shpesh nënkuptohet se meshkujt homoseksualë paraqesin një rrezik të veçantë, ndërsa në të vërtetë ka si qëllim të tregojë një rrezik për t’u infektuar.

Wicht tha gjithashtu për T-Online se Lauterbach po bën përpjekje për të parandaluar stigmatizimin e homoseksualëve.

Lauterbach gjithashtu theksoi se grupi kryesor i rrezikut për momentin janë burrat që kanë bërë seks me burra të tjerë. Dhe kjo duhet të adresohet për të mbrojtur këtë grup. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbahet në Akademinë e Shkencave workshop-i në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë
Artikulli tjetërTirana shpallet kampione e Shqipërisë