Ballina Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon ​​tri raketa balistike

PHENIAN, 25 maj /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut lëshoi ​​tri raketa balistike drejt lindjes, vetëm një ditë pasi përfundoi vizita e presidentit amerikan Joe Biden në Azi.

”E para ishte një raketë balistike ndërkontinentale e dyshuar (ICBM) që fluturoi afërsisht 360 kilometra në një lartësi prej 540 kilometrash”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS).

Raketat me aftësinë për të udhëtuar më shumë se 5500 kilometra llogariten si ICBM.

Fillimisht ishte e paqartë nëse Koreja e Veriut e kufizoi qëllimisht distancën e fluturimit në disa qindra kilometra.

Dy raketat e tjera u konsideruan si raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

”Ministria e Mbrojtjes e Japonisë konfirmoi gjithashtu lëshimin e tre raketave nga Koreja e Veriut, duke deklaruar se të paktën dy ishin raketa balistike dhe e treta ishte duke u analizuar”, raportoi agjencia Kyodo.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat mund të mbajnë një kokë bërthamore.

Që nga fillimi i këtij viti, vendi ka testuar disa herë raketa, duke përfshirë një ICBM./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet në 176-vjetorin e lindjes poeti Naim Frashëri
Artikulli tjetërFOKUS – Incidentet e ultrasve holandezë tërheqin vëmendjen e medias ndërkombëtare