Ballina Flash

Dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Prof. Daniel Serwer

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, nderohet me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, Prof. Daniel Serwer.

“Mirënjohës, për kontributin e çmuar të Serwer në promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA, për angazhimin shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke spikatur veçanërisht si një zë i fuqishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, sidomos në vitet e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë”, tha Meta.

“Ndihmesa e vyer e Prof. Serwer në shërbim të konsolidimit të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, meriton gjithashtu falënderim të madh”, theksoi Meta përmes një postimi në rrjetet sociale. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Polonia porosit gjashtë bateri shtesë të raketave “Patriot” nga SHBA-ja
Artikulli tjetër65 fermerë i shtohen Pikës së Grumbullimit në Librazhd