Ballina Aktualitet

Balla: Dosja e “21 janarit” të hetohet nga SPAK

TIRANË, 24 maj/ATSH-Maela Marini/ Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla kërkoi sot që dosje si ajo e “21 janarit” të hetohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit, Balla tha se ky është vlerësim për SPAK.

“Askush nuk duhet të ketë dyshime që Kuvendi apo mazhoranca aktuale ka dyshime në besimin e investuar në këto institucione”, tha Balla.

Po ashtu, ai kërkoi që të jetë në strukturën e punës së SPAK, që kur bëhet një kallëzim penal të informohemi.

“Kemi pasur rastin e komisionit hetimor që kemi mbledhur gjetje, kemi ngritur akuza dhe nuk dimë çfarë është bërë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Unë kam bërë vetë kallëzim penal 2 vite më parë, por nuk më ka thërritur njeri si qytetar. Le t’i marrim këto si rekomandime pozitive”, tha Balla. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuka: Ta shijojmë finalen e Conference League, spektakël dhe fair-play
Artikulli tjetërAKEP, hap të rëndësishëm në marrëveshjen rajonale roaming