TIRANË, 23 maj /ATSH/ Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici inspektoi Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit të Tiranës për të parë nga afër ecurinë e shërbimeve online.
Sekretarja e Përgjithshme, Elena Pici u prit nga Drejtori i DVKM, Saimir Boshnjaku, i cili e njohu me ecurinë dhe problematikat e konstatuara në këto javë të para.
Në këtë drejtori ofrohet një numër i lartë shërbimesh, ku pjesën kryesore e zënë ato për shtetasit e huaj, që prej 1 majit ofrohen online.
“Falë këtij revolucioni digjital nga 1 maji, Policia e Shtetit ofron 77 shërbime, pa vonesa dhe pa pengesa. Shërbime publike kudo që ndodhen qytetarët, duke kursyer kohë, energji dhe para. Si dhe duke bërë që me një klik administrata të jetë në shërbimin e qytetarëve”, bën të ditur Ministria e Brendshme.
/a.a/























