Ballina Flash

Parashikimi i motit, 23 maj 2022

TIRANË, 23 maj/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet  i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore në lindje parashikohen vranësirat deri të dendura.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në malësitë e qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë parashikohen reshjet hera-herës të rrëmbyeshme dhe intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Përreth këtyre zonave reshjet e shiut me intensitet të ulët. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore si dhe në zonat malore në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë me shpejtësi deri në 6-8m/sek.  Deti parashikohet i forcës 1-2 balle.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/30 diell re shi
Kukës 15/28 diell re shi
Lezhë 14/29 diell re
Dibër 14/30 diell re shi
Durrës 16/28 diell re
Tiranë 18/31 diell
Elbasan 18/31 diell re shi
Berat 12/31 diell re shi
Vlorë 18/30 diell re
Korçë 14/28 diell re shi
Gjirokastër 10/31 diell re
Sarandë 11/28 diell re

         

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRituali shekullor bullgar i mbledhjes së trëndafilave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/5/2022