KINË – Vizitë e Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.
SOÇI (Rusi) – Presidenti Putin takohet me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko.
FAIRFAKS (SHBA) – Padi për shpifje e ngritur nga Johnny Depp kundër Amber Heard pas një editoriali që akuzonte aktorin për dhunë.
KIEV (Ukrainë) – Vendimi në gjyqin e ushtarit rus Vadim Shishimarin, i akuzuar për krime lufte.
DAVOS (Zvicër) – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky merr pjesë në forumin e Davosit, me videokonferencë.
XHAKARTA (Indonezi) – Rifillimi i eksporteve të vajit të palmës.
STOCKHOLM (Suedi) – Publikimi i mundshëm nga ECDC i një raporti të parë të vlerësimit të rrezikut për linë e majmunëve në BE.
PALERMO (Itali) – 30-vjetori i vrasjes së gjyqtarit Giovanni Falcone.
MADRID (Spanjë) – Mbreti Felipe VI pret babanë e tij, ish-mbretin Juan Carlos I.
VOLFSBURG (Gjermani) – Takimi i ministrave të Punës të G7.
PARIS (Francë) – Këshilli i parë i Ministrave i qeverisë së Elisabeth Borne.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Ekonomisë dhe Financave të Eurozonës.
SHBA – Heqja e kufizimeve të imigracionit të vendosura në fillim të pandemisë./ a.jor.












