TORINO, 21 maj /ATSH-DPA/- Komisioneri i Drejtësisë i BE-së Didier Reynders u zotua se krimet e luftës në Ukrainë do të ndiqen penalisht dhe se mizoritë e kryera gjatë pushtimit rus nuk do të mbeten të pandëshkuara.
Reynders tha për gazetën italiane “La Stampa” se 11 vende anëtare të BE-së po hetonin krimet e luftës në Ukrainë me mbi 600 të dyshuar të identifikuar deri më tani.
“Hetimet në Ukrainë janë në zhvillim e sipër, por edhe në vende të tjera evropiane duke përfshirë dëshmitë e banorëve që u larguan nga dhuna dhe luftimet”, tha Reynders.
Ai paralajmëroi se provat e krimeve të luftës duhet të mblidhen në mënyrë korrekte, përndryshe përfshirja e informacioneve të rreme, do të ishte një fatkeqësi.//a.i/













