Ballina Flash

F1 – Spanja, stacioni i radhës

BARCELONE, 20 maj /ATSH – AA/- Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e gjashtë të sezonit që do të zhvillohet në Spanjë.

Çmimi i Madh i Spanjës, do të zhvillohet me 66 xhiro në Pistën Barcelona-Catalunya, e gjatë 4,6 kilometra, në rajonin autonom të Spanjës, Katalonia.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 16:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 22 maj në orën 15:00.

Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tri gara, ndërsa Charles Leclerc nga Ferrari dy.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Charles Leclerc (Monako): 104 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 66

3. Sergio Perez (Meksikë): 66

4. George Russell (Britani e Madhe): 59

5. Carlos Sainz (Spanjë): 53

– Klasifikimi i ekipeve

1. Ferrari: 157

2. Red Bull: 151

3. Mercedes: 95

4. McLaren: 46

5. Alfa Romeo: 31 /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Rritje e ndjeshme e fluksit migrator për 2022
Artikulli tjetërBalla: PD deri të dielën duhet të sjelli dy kandidatë për President