Ballina Ekonomi

KESH: Rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit, 981.5 GWh

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës, llogaritet 6110 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 981.5 GWh.

KESH bëri të ditur se niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 286.38 m nga 261 që zbriti në mesin e muajit mars.

KESH ndaloi prodhimin në hidrocentralin e Fierzës për rreth një muaj, për të bërë të mundur rritjen e rezervës energjetike.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 370 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 286.38 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.59 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.88 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 230 m3/s, në HEC-in e Komanit 130 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbahet në Tiranë forumi i 7-të i EUSAIR, Presidenca e ardhshme i kalon Bosnjës dhe Hercegovinës
Artikulli tjetërSa oksigjen konsumohet gjatë frymëmarrjes?