Ballina Flash

“Java e Amerikës”, filmi “Wonder Woman” shfaqet tek Reja

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Me rastin e festimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, këtë javë zhvillohen aktivitete të shumta festive në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme tek instalacioni Reja në Tiranë u shfaq filmi “Wonder Woman”.

E pranishme për të parë këtë film ishte edhe ambasadorja e e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Gjithashtu interes të madh kishte edhe nga shumë të rinj të kryeqytetit të cilën ndoqën filmin duke celebruar kështu “Javën e Amerikës”.

Aktiviteti ishte falas dhe i hapur për të gjithë. Kështu që shumë persona iu përgjigjën thirrjes së Ambasadës amerikane duke sjellë familjet dhe miqtë e tyre tek Reja në Tiranë për të shijuar nën yje këtë film të mrekullueshëm mbi fuqinë e grave.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, shpalli  “Javën e Amerikës” nga data 16-22 maj.

“Dua t’ju ftoj të gjithëve ju dhe familjet tuaja të na bashkoheni për një festë një javore, që do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan. Të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë”, tha Kim.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Elisabeth Borne emërohet kryeministrja e re
Artikulli tjetërBRUKSEL – Michel përshëndet vendimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO