TIRANË, 9 maj/ATSH/ Tirana u dekorua sot në kuadër të 9 Majit, Ditës së Evropës.
Në rrugët e kryeqytetit u vendosën flamujt dhe simbolet e Evropës, duke kremtuar përvjetorin e deklaratës historike të Shumanit.
Në kuadër të kësaj dite u zhvilluan në Tiranë aktivitete të shumta, nga panairet deri tek diskutimet për sensibilizmin e mbrojtjes së mjedisit.
Gjatë një fjalimi në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, e cila luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme.
Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian. Atë ditë në Paris, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera evropiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.
/a.a/r.e/













