TIRANË, 7 maj/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit certifikoi sot 100 vlerësuesit e parë që ndoqën me sukses Programin e Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve të Institucioneve Arsimore Parauniversitare.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cila u shpreh besimplotë te ky proces.
“Jam besimplotë që krijimi dhe funksionimi i këtij rrjeti, si dhe fuqizimi i kapaciteteve inspektuese dhe vlerësuese do të reflektohet në të gjitha nivelet e sistemit, për sigurimin e cilësisë në përputhje me referencat më të mira evropiane”, tha ministrja.
Ajo falënderoi ASCAP dhe Shkollën e Drejtorëve për realizimin e këtij programi.
/m.m/













