Ballina Bota

BRUKSEL – Michel: Plan Marshall evropian për Ukrainën

ROMË, 5 maj /ATSH-ANSA/ – Konferenca e donatorëve, në program sot në Varshavë, duhet të jetë pika e fillimit për një Plan Marshall evropian për Ukrainën, deklaroi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në një intervistë për Interfax Ukraine.

”Kjo është pikërisht ajo çfarë duhet të bëjmë, duhet të dërgojmë një sinjal të fortë se
ne do ta mbështesim Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Michel.

Ai e krahason situatën aktuale me atë të shekullit të kaluar, kur njerëzit largpamës vendosën të investojnë për rindërtimi i kontinentit evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

”Tani, në këtë shekull, lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, që do të thotë se liderët largpamës duhet të ngrihen sot dhe të japin një sinjal se do të jemi të guximshëm dhe të vendosur për të mbështetur Ukrainën jo vetëm me fjalë” theksoi Michel.

”Ne kemi nevojë për vendime, ne kemi kemi nevojë për para’, kemi nevojë për një koordinim të fortë dhe për këtë na duhet vullnet politik”, shtoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 24 500 ushtarë
Artikulli tjetërDrejtori i Muzeut të Krujës për ATSH: Fluks turistësh nga Europa dhe SHBA