Ballina Aktualitet

Tiranë, arrestohen 3 drejtues mjetesh nën efektin e lëndëve narkotike

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës arrestoi në flagrancë 3 drejtues mjetesh nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasit: E. A., 23 vjeç dhe J. M., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe V. D., 27 vjeç, banues në Selanik, për veprat penale.

“Gjatë kryerjes së testit të drogës, me aparatin “AquilaScan”, ka rezultuar se këta shtetas drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi V. D., pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A. M. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, informoi Policia.

Që nga nisja e përdorimit të aparatit “AquilaScan”, para dy javësh, janë vënë në pranga 7 shtetas që janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia i ndalon hyrjen kryeministrit japonez dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë
Artikulli tjetërShpejtësi tej normave, procedohen 1087 drejtues mjetesh në Fier