TIRANË, 2 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur se pesha e sektorit bankar ndaj PBB- së arriti në 12%.
Sipas BSH-së, gjatë periudhës së fundit, pesha e aktiveve të sistemit financiar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është rritur lehtë, duke u ngjitur në nivelin 111%.
Kontributin kryesor në këtë rritje e dhanë aktivitetet e sektorit bankar dhe të fondeve të investimeve. Pesha e sektorit bankar ndaj PBB- së arriti në 99%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesit e performancës së sistemit financiar duke përfshirë ata të kapitalizimit, të përfitueshmërisë, të likuiditetit dhe të cilësisë së aktiveve mbetën në nivele të mira.
Gjithashtu vërehet se edhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj sektorit jobankar mbetet i kufizuar dhe nuk ka shënuar ndryshime të rëndësishme gjatë këtij viti.
Ekspozimi i sektorit jobankar ndaj atij bankar vijon të mbetet i lartë, duke qenë se vendosjet e jobankave pranë sektorit bankar, në formën e depozitave dhe instrumenteve të kapitalit zënë rreth 1/5 e bilancit të jobankave. /j.p/























