Ballina Flash

Abissnet Superiore, 3 javët e fundit luhen në një orë

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kampionati “Abissnet Superiore” ka nisur sprintin final drejt finishit, ku do të përcaktohen edhe verdiktet e këtij sezoni.

Tashmë kanë mbetur edhe katër javët e fundit për t’u luajtur, duke nisur që në mesjavë me ndeshjet e javës së 32-të.

Ndërkaq, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin me oraret e sfidave që do të luhen nga java e 32-të e deri në javën e 36-të.

Sfidat e tre javëve të fundit do të luhen të gjitha në të të njëjtën ditë dhe do të nisin në të njëjtën orë. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se janë marrë të gjitha masat që të sfidat e javëve të fundit të kenë asistencën e sistemit VAR.

Më poshtë, edhe kalendari i ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore” nga java e 32-të e deri në javën e 36-të. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCertifikatat në 6 gjuhë të huaja merren online përmes e-Albania
Artikulli tjetërRama dorëzon në Thumanë çelësat për 155 shtëpi të reja