Ballina Aktualitet

Mbështetja e OSBE ndaj KLP-së, Balla takon Del Monaco

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla priti sot në një takim zyrtar kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

Balla pas shpalosjes së vizionit të Këshillit nën drejtimin e tij si kryetar, i shprehu falënderimet ambasadorit Del Monaco, për mbështetjen institucionale të deritanishme.

Ambasadori Del Monaco, duke uruar së pari kryetarin për detyrën e re, i shprehu gatishmërinë e vijimit të mbështetjes së Këshillit, në disa fusha të ndryshme të veprimtarisë së tij.

Konkretisht, mbështetja me infrastrukturë të nevojshme, ndihmesa me ekspertizë ligjore për draftime ligjore të ndryshme apo për rregulloret si pjesë thelbësore e mbarëvajtjes së sistemit, si dhe shkëmbimi i eksperiencave nëpërmjet specialistëve me përvojë të fushës edhe nëpërmjet vizitave studimore, ishin çështjet kryesore të trajtuara në këtë takim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMetani: Demokracia dhe sundimi i ligjit funksionojnë bashkë
Artikulli tjetërAIDSSH deklasifikon dosjen me 60 faqe të klerikut bektashi, Baba Bajram Mahmutaj