TIRANË, 26 prill /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bën të ditur se në bashkinë e Shkodrës është dyfishuar numri i aplikuesve për naftë pa akzicë.
Sipas AZHBR-së, në këtë bashki për skemën e naftës pa taksa kanë aplikuar 2200 fermerë, dyfish më shumë se një vit më parë. Ndërsa kanë mbërritur 250 kartat e para të naftës, teksa përfitues pritet të jenë të gjithë aplikuesit.
Një vit më parë përfituan subvensione 30 % e aplikuesve në të gjitha fazat.
Ndërsa këtë vit vetëm në fazën e parë u shpallën fitues 32 %, shifër e cila deri në muajin dhjetor pritet të rritet sërish.
“Në fazën e parë të përfitimit të subvensioneve në qarkun e Shkodrës u shpallën fitues 564 fermerë nga 1765 aplikime që kishte në total në këtë bashki”, thekson AZHBR-ja.
/r.e/























