Ballina Flash

18 qytetarë pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit

PRISHTINË, 23 prill /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSHK), bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, informon se në 24 orët e fundit nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.

Po kështu MSHK informon se gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.

Sipas MSHK deri më sot 821.740 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 433 persona.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Hapen 10 kabinete të reja dentare në shkollat e Tiranës
Artikulli tjetërMSHMS: 54 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit