Ballina Flash

Parashikimi i motit, 22 prill 2022

TIRANË, 22 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe për ditën e sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme dhe afatshkurtra. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era tepër intensive dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-22m/s çka do të sjelli edhe dallgëzim të lartë në det me forcën 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/21 Re diell/shi
Kukës 10/20 Re diell
Lezhë 13/22 Re diell/shi
Dibër 8/17 Re diell
Durrës 16/23 Re diell/shi
Tiranë 16/24 Re diell
Elbasan 15/25 Re diell
Berat 11/24 Re diell
Vlorë 17/23 Re diell/shi
Korçë 7/19 Re diell
Gjirokastër 12/23 Re diell/shi
Sarandë 14/23 Re diell/shi

                       

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miraton 2 projektligje dhe 4 Akte Normative
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/4/2022