Ballina Flash

Një Barbie e re për 96-vjetorin e Elizabeth II

LONDËR, 21 prill /ATSH-DPA/ – Jubileu historik i platintë i mbretëreshës Elizabeth II do të përkujtohet nga marka e njohur e kukullave ”Barbie” me krijimin e një kukulle nderi me  imazhin e saj.

Mbretëresha Barbie Elizabeth II, e cila do të publikohet sot me rastin e 96-vjetorit të mbretëreshës, do të jetë e dallueshme menjëherë, me një fustan elegant dhe një fjongo blu të stolisur.

Shiriti rozë në kukull imiton atë që i është dhënë mbretëreshës nga babai i saj George VI, ndërkohë që ai blu imiton atë të gjyshit të saj, George V.

Kukulla do të jetë pjesë e koleksionit ”Barbie”, i prezantuar vitin e kaluar për të festuar individët vizionarë me ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme brenda shoqërisë.

Ajo do të prezantohet në një kuti të frymëzuar nga stilet e pallatit Buckingham, në 3D e zbukuruar me prerje që përfshin figurën dhe me një panel të brendshëm që tregon fronin dhe tapetin e kuq të dhomës ku gjendet froni./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë, goditet grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shkon në​ 19 numri i të ndaluarve
Artikulli tjetërKushi i tregon Zhupës godinën e rrënuar të filialit të Bujqësorit në Lushnjë: Ky ishte standardi juaj, nuk keni gojë të flisni