TIRANË, 19 prill/ATSH/ Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri.
Presidenti vlerësoi komunitetin e arbëreshëve në Civita, që ruajnë frymën e atdhedashurisë dhe krenarinë për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare.
“Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut”, tha Presidenti.
/m.m/r.e/













