Ballina Flash

Meta: Alarm i kuq për treguesit demografikë

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se treguesit demografikë të INSTAT dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.

“Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar”, tha Meta.

Ky, sipas tij, “është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit”.

“Ky model ‘zhvillimi’ nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.
Koha për të ndalur këtë shkretim të vendit të programuar nga ‘Rilindja’ lokale dhe ndërkombëtare”, tha ai.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca publikon pamjet: Kartolinë pune nga Hysgjokaj
Artikulli tjetërPo kur e vonon trenin vetëm një… minutë?