Ballina Flash

Parashikimi i motit, 17 prill 2022

TIRANË, 17 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për sot parashikohet  me vranësira mesatare deri të dendura.

Në zonën e veriut dhe të jugut deri në orët e mesditës, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Parashikohen reshje bore në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim  1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore parashikohet erë tepër intensive dhe arrin shpejtësi deri në 15-2 0m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/20 Re shi
Kukës 3/13 Re shi/bore
Lezhë 8/20 Re shi
Dibër 4/14 Re shi/bore
Durrës 10/18 Diell re
Tiranë 11/20 Diell re
Elbasan 11/18 Re shi
Berat 6/17 Re shi
Vlorë 8/17 Re shi
Korçë 4/13 Re shi/bore
Gjirokastër 8/18 Diell re
Sarandë 9/18 Re shi

        

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/4/2022