Ballina Aktualitet

Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uroi besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve.

Në urimin e saj, Nikolla shprehet se festa e Pashkëve është një festival besimi e lumturie për të gjithë besimtarët katolikë.

“Gëzimi i kësaj feste na frymëzon të besojmë e punojmë  që atje ku ka urrejtje, të lulëzojë harmonia; atje ku ka errësirë, të ndriçojë drita. Atje ku ka dëshpërim, të lindë shpresa; atje ku ka vuajtje, të lehtësojmë dhimbjen; atje ku ka varfëri, të krijojmë mirëqenie. Gëzuar Pashkët!”, shprehet kryeparlamentarja.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUnaza e madhe e Tiranës, ARRSH: Nisin punimet te rrethrrotullimi i TEG-ut
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 17 prill 2022