MOSKË, 16 prill /ATSH-DPA/- Rusia ka dëbuar 18 diplomatë nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Moskë në një përgjigje të ashpër ndaj dëbimit të mëparshëm të të dërguarve rusë nga BE-ja.
Ministria e Jashtme në Moskë tha se BE-ja po shkatërronte vazhdimisht arkitekturën e dialogut dhe bashkëpunimit dypalësh që ishte krijuar gjatë dekadave.
Lajmi vjen pasi Brukseli shpalli 19 zyrtarë nga misioni i përhershëm i Rusisë në BE si të padëshiruar, duke i akuzuar ata për kryerjen e aktiviteteve në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.
Shumë vende të BE-së kanë dëbuar gjithashtu diplomatë rusë javët e fundit.
Gjatë një deklarate, Bashkimi Evropian e kritikoi vendimin e Moskës si një hap të pastër hakmarrës.
“Rruga e zgjedhur për të vepruar e Rusisë do të thellojë më tej izolimin e saj ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Çështjeve të Jashtme të BE-së, Peter Stano. //a.i/























