TIRANË, 14 prill /ATSH/ Filmi artistik me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve”, është pjesë e katalogut të edicionit të 75-të të Cannes Film Festival.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se filmi që është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, do të ketë Market Screening në datën 25 maj, ora 15:30 në Palais G, Cannes.
“Filmi artistik me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve”, skenari Ylljet Alicka, regjia Fabio Seferi, me producent Mateo Cingu, është pjesë e katalogut të edicionit të 75-të të Cannes Film Festival, në seksionin Cannes Court Métrage”, tha Margariti.
Për më shumë informacion në lidhje me filmat e këtij seksioni Margariti fton të interesuarit të klikojnë linkun: http://catalogue.cannescourtmetrage.com/fiche.aspx?id=Pt9aVVjfq6A%3d
Filmi rrëfen dramën e një nëne që kërkon varrin e të birit në vitet e errëta të komunizmit. “Mbjellja e pemëve” u xhirua gjatë muajve të parë të pandemisë.
/a.a/r.e/






















