Ballina Bota

RUSI – Takim Putin-Lukashenko

MOSKË, 12 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Lindjen e Largët ruse për një takim me presidentin e Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.

”Putin shkoi në Blagoveshçensk, ku tashmë kishte mbërritur Lukashenko”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti.

Të dy pritet të vizitojnë një kozmodrom me rastin e Ditës së Hapësirës.

Putin gjithashtu do të ndajë çmime për kozmonautët.

Putin do të duhet t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në konferencën e tij të parë për shtyp që nga fillimi i luftës së Moskës kundër Ukrainës më 24 shkurt./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcohet dollari, euroja humb terren
Artikulli tjetërFOKUS – Kievi: Trupat ruse po përgatiten për ofensivë në Ukrainën Lindore