Ballina Flash

Asdreni, një nga frymëzuesit më të spikatur në krijimin e shtetit

TIRANË, 11 prill /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta nderon rilindasin e ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorin e himnit tonë kombëtar, në 150-vjetorin e lindjes.

Meta vlerëson Asdrenin si një nga frymëzuesit më të spikatur të popullit shqiptar.

“Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar dhe një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror”, shprehet ai.

Meta publikoi edhe një video të rrallë të viti 1929 të këndimit të himnit kombëtar.

“Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar deri më tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole”, shprehet Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Strukturat e emergjencave civile vazhdojnë të modernizohen në shpëtim të jetëve
Artikulli tjetërGJERMANI – Çmimet e karburanteve ndër më të lartat në Evropë