TIRANË, 10 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e së dielës, fotoalbumin e takimeve nga vizita që zhvilloi në panairin e Kongresit të PS për bujqësinë.
Teksa Partia Socialiste mbante dje kongresin e saj, kryeministri Rama është shkëputur për disa minuta për të vizituar panairin e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza.
Rama takoi personalisht burra dhe gra të cilët sipas tij, falë mbështetjes nga qeveria rrisin prodhimet, eksportet dhe fitimet e tyre.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























