Ballina Bota

BM – Johnson planifikon zgjerimin e kapaciteteve bërthamore për të ulur kostot e energjisë

LONDËR, 7 prill /ATSH-DPA/ Qeveria britanike ka premtuar se do të ulë çmimet e energjisë përmes zgjerimit të kapaciteteve bërthamore, energjisë së erës, diellit dhe hidrogjenit të planifikuar në Strategjinë e saj të Energjisë.

Ministrat kanë premtuar energji më të pastër dhe më të përballueshme që do të prodhohet në vend, duke synuar prodhimin deri në 95% të energjisë elektrike me karbon të ulët deri në vitin 2030.

Por laburistët thanë se kryeministri Johnson ishte nën presion para mbështetësve të tij, dhe se plani nuk do të ndihmonte për uljen e rritjes së kostos të energjisë me të cilat përballen familjet.

Kryeministri Boris Johnson tha se strategjia, duke përfshirë planet e reja bërthamore dhe të energjisë së erës në det të hapur do të reduktonte varësinë e Britanisë së Madhe nga burimet e huaja të energjisë.

Ka patur një shqetësim mbarëbotëror rreth varësisë ndaj naftës dhe gazit rus që nga pushtimi i Ukrainës nga Kremlini.

Sipas planeve të reja të qeverisë, do të krijohet një organ i ri “Great British Nuclear” për të forcuar kapacitetin bërthamor të Britanisë së Madhe, me shpresën që të prodhohet deri në 24 gigavat (GW) energji elektrike deri në vitin 2050, 25% e kërkesës së parashikuar për energji elektrike. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu apel qytetarëve: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë
Artikulli tjetërMSHMS: 53 të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID-19