Ballina Flash

Lirohen nga detyra prefektët e Durrësit dhe Lezhës

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të prefektëve të Durrësit dhe Lezhës, si dhe emërimin e prefektëve të rinj që i zëvendësojnë ata.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u lirua nga detyra prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto, dhe në vend të tij u emërua Emiljan Jani.

Po ashtu me një tjetër vendim, qeveria vendosi lirimin nga detyra të prefektit të Lezhës, Gjokë Jaku dhe emërimin në këtë detyrë të Gjergj Prendit.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: PS do të vazhdojë të fitojë vetëm nëse do të jetë vazhdimisht opozitë e vetvetes
Artikulli tjetërSHBA – Qeveria sanksionon dy banka ruse, fëmijët e Putinit dhe ministrin e Jashtëm Lavrov