Ballina Aktualitet

Peleshi: Kontributi i Shqipërisë, si aleate e denjë e NATO-s, do të shtohet çdo ditë

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Me rastin e 13-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në këtë Aleancë.

“Pavarësisht periudhave të caktuara, vokacioni i popullit shqiptar ka qenë ndër shekuj perëndimor. 13 vjet më parë ky vokacion u materializua me anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe politiko-ushtarake që ka njohur bota”, u shpreh Peleshi në një mesazh.

“Që prej asaj dite, por edhe më herët, trupat shqiptare kanë shërbyer pothuajse në çdo mision të NATO-s”, tha Peleshi.

“Kontributi jonë, si një aleat i denjë i Aleancës do të shtohet çdo ditë e më tepër me qëndrimet dhe veprimet tona pro paqes dhe lirisë në botë. Gëzuar 13-vjetorin e Shqipërisë në NATO!”, theksoi Peleshi.

Më 1 prill 2009 Shqipëria u pranua zyrtarisht anëtare e NATO-s.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Poligoni i parë publik për kursantët e patentës në Prezë
Artikulli tjetërCOVID-19 –  Italia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme