Ballina Bota

COVID-19 – Danimarka heq edhe kufizimin e fundit

KOPNEHAGË, 29 mars /ATSH-DPA/ – Danimarka hoqi sot edhe kufizimin e fundit të lidhur me koronavirusin.

Nga sot, njerëzit nuk duhet të testohen më brenda 24 orëve nga hyrja në vend.

Kjo kërkesë zbatohej vetëm për personat që nuk ishin vaksinuar ose nuk ishin shëruar nga një infeksion i mëparshëm dhe që dëshironin të hynin në vend nga jashtë BE-së dhe zonës Schengen.

Jeta daneze ka qenë praktikisht pa kufizime që nga 1 shkurti, kur qeveria vendosi të heqë shumicën e kufizimeve të koronavirusit, pavarësisht numrit të lartë rekord të infeksioneve të reja.

Dy arsyet kryesore për këtë ishin rastet më të lehta pas ardhjes së variantit Omicron dhe përqindjet e larta të vaksinimit.

Vetëm kufizimet e izoluara të hyrjes kishin mbetur në fuqi, por edhe këto u hoqën gradualisht.

Ndërkohë, numri i rasteve në Danimarkë ka rënë ndjeshëm.

Megjithatë, shumë më pak njerëz po testohen se më parë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërshtatën lokalin për kultivim kanabisi, shpallen në kërkim 2 shtetas
Artikulli tjetërMuzeu “Ndre Mjeda” në Kukël, një nga destinacionet më të vizitueshme