Ballina Flash

Policia e Fierit procedon mbi 2 mijë drejtues mjetesh

TIRANË, 21 mars/ATSH – I. Vata/ Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet intensive me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore njofton se kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.

“Janë proceduar administrativisht gjithsej 2706 drejtues mjetesh. Janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motomjetit pa lejen përkatëse. 1382 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 160 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 284 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 106 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 113 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 27 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Si dhe janë vendosur 441 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nuk do të replikoj më në komentet në Facebook
Artikulli tjetërMiqësoret e marsit, Reja publikon listën e lojtarëve të Kombëtares