Ballina Bota

FOKUS – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton për ndihmën humanitare për Ukrainën

NJU JORK, 21 mars /ATSH-DPA/ – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë në ditët në vijim një rezolutë për përmirësimin e ndihmës humanitare për Ukrainën.

Sipas informacioneve, një projektrezolutë për pasojat humanitare të luftës së Rusisë në Ukrainë u qarkullua mes 193 anëtarëve të organit më të madh të OKB-së, dje në mbrëmje.

Rezoluta pritet të marrë miratim të gjerë në votim.

Në fillim të këtij muaji, asambleja votoi në favor të një rezolute që riafirmonte sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Rezolutat e rëndësishme të luftës nuk kanë pothuajse asnjë shans të kalojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Rusia ka fuqinë e vetos.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, një rezolutë e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme nuk është detyruese sipas ligjit ndërkombëtar dhe ka më shumë një rëndësi simbolike./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Shtëpia e Bardhë: Biden vizitë në Poloni, por jo në Ukrainë
Artikulli tjetërRama: Pika e re e DRSHTRR Vlorë, pas rimarrjes në duart e shtetit