Ballina Flash

Hidhet shorti për çerekfinalet e Champions League

TIRANË, 18 mars /ATSH / Në Nyon të Zvicrës u hodh sot shorti për fazën çerekfinale të Champions League.

Shorti i sotëm ka rezervuar përballje mjaft të forta kryesisht mes skuadrave angleze dhe atyre spanjolle.

Kështu kampionët në fuqi anglezët e Chelsea do të përballen me spanjollët e Real Madrid, fitues i 13 trofeve në këtë kompeticion.

Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të ketë përballë fituesin e çiftit mes anglezëve të Manchester City dhe spanjollëve të Atletico Madrid.

Ndërkohë shorti ka rezervuar edhe përballjen mes  anglezëve të Liverpool dhe portugezëve të Benfica.

Ndërsa për gjermanët e Bayern Mynih shorti caktoi përballjen me spanjollët e Villareal. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen në gjysmëfinale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNumri i vizitorëve në hotele u rrit me 50,7%
Artikulli tjetërRama: Bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës